Kombëtarja Shqiptare është rikthyer sot në stërvitje, me përzgjedhësin Sylvinho që ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë.
Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, kanë punuar në palestër.
Ndërkohë, pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë.
Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit me fillim nga ora 15:00 për takimin e dytë në Grupin B, të Euro 2024.
“Kuqezinjtë” do të sfidojnë Kroacinë në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, stadium ky me një kapacitet prej 57 mijë tifozësh.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.