Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur sot në "Aeroportin e Rinasit" në Tiranë rreth orës 13:06, nën masa të rrepta sigurie, në prag të ndeshjes së vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Shqipërisë.
Më pas futbollistët u transportuan me autobus në një hotel në qendër të Tiranës, ku do të akomodohen përpara përballjes në stadiumin Air Albania më 7 qershor, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Policia njofton se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi serb në bulevardin “Gjergj Fishta” deri në stadiumin “Arena Kombëtare” përmes bulevardit “Bajram Curri” do të ketë kufizime të pjesshme në orën 16:30 të sotme dhe në orën 18:45 të nesërmen, në momentet kur ekipi do të eskortohet për në stërvitje dhe për ndeshje.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.