Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Rumanisë ka marrë miratimin e qeverisë rumune që të luajë ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Theodor Melescanu, ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, kishte kërkuar që Rumania nuk duhet të pranojë të luajë kundër Kombëtares së Kosovës, shkruan GSP.ro, transmeton Klankosova.tv.
Federata që udhëhiqet nga Razvan Burleanu kërkoi mendimin e autoriteteve, sepse Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës.
"Sipas GSP.ro Federata e Futbollit të Rumanisë e ka marrë dritën e gjelbër për të organizuar ndeshjen ndaj Kosovës, por që ministria e Punëve të Jashtme ka thënë që kjo nuk nënkupton që mund të ketë efektin e njohjes nga Rumania të shtetësisë së Kosovës".
Kosova dhe Rumania janë në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andoran.
Ndryshe, Rumania është njëra nga pesë shtetet që akoma nuk e njeh Kosovën si shtet.
Kujtojmë, Spanja është një tjetër shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por që ka luajtur ndaj Dardanëve. Ndaj Kosovës në të kaluarën kanë luajtur edhe Qiproja dhe Greqia, që akoma nuk e njohin si shtet Kosovën.