Kombëtarja e Kosovës U16 ka udhëtuar sonte për në Dubai, ku do të paraqitet në turneun ndërkombëtar, pjesë e të cilit janë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Çekia dhe Belgjika.
Përzgjedhësi Besnik Kollari në këtë turne do t’i ketë në dispozicion 20 futbollistë, derisa ky turne do t’i ndihmojë për ta përgatitur ekipin për garat e ardhshme zyrtare për U17.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon kundër Emiratave të Bashkuara Arabe, të dielën, më 10 shkurt, transmeton Klan Kosova.
Pastaj, të martën, djelmoshat e drejtuar nga Kollari do ta sfidojnë Belgjikën, derisa ndeshjen e fundit e luajnë kundër Çekisë, të enjten më 14 shkurt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.