11.10.2018 · përditësuar para 2851 dite1 min lexim
Kombëtarja e Kosovës U-19 ka luajtur baras pa gola me atë të Austrisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
Ndeshja ishte e fortë nga të dyja ekipet por skuadra e Kosovës ishte më e mire se vitin e kaluar kur u mposht nga Austria me rezultat minimal 1 me 0, njofton Klan Kosova.
Por kësaj here ata nxorën një barazim dhe ky nuk është një rezultat i keq duke marrë parasysh se është vetëm ndeshja e parë dhe Kombëtarja e Kosovës do t`i zhvillojë edhe dy ndeshje.
Së pari me 13 tetor do të takohet me nikoqirin e kampionatit Hungarinë, kurse me 16 tetor me Slloveninë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.