Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në futboll është nisur për në Yerevan, ku të premten do të ballafaqohet me Armeninë.
Kjo do të jetë miqësorja e parë për këtë vit për Dardanët dhe për trajnerin e ri Franco Foda, i cili do e udhëheqë ekipin për herë të parë.
Futbollistët kosovarë sot e kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, para se të niseshin.
Kosova do ta luajë edhe një ndeshje miqësore në këtë muaj, kundër Hungarisë, me datën 26 mars.