13.10.2018 · përditësuar para 2848 dite1 min lexim
Kombëtarja e Kosovës në Futboll ka arritur në Ishujt Paroe përkatësisht në qytetin Torshaun, njofton Klan Kosova.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Federatës së Futbollit të Kosovës në faqen e saj.
Por me të hyrë në hotelin “Foroyar”, ata janë befasuar nga diçka që panë.
“Ku do që shkohet nëpër botë me thotë mendja se çdo cep të botës gjenden shqiptarë. Kështu ishte edhe sot kur në hyrje të hoteli një çift me fëmijët e veshur me flamurin e Kosovës u dëshirojë mirëseardhje dhe ky kishte një sihariq i mirë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Përveç kësaj, presidenti i FFK-së, Agim Agim, ka falënderuar familjen që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të Kombëtares sonë si dhe bëri një fotografi me fëmijët.
Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Chalandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa Kombëtarja në orën 18.00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.