Lajmet e fundit

Momenti kur Salih Mustafës i shqiptohet dënimi[/caption]
Të ndaluarit në fjalë akuzoheshin nga BIA për bashkëpunim me regjimin serb dhe si rezultat, njëri prej tyre ka përfunduar i vdekur, shkruan Klan Kosova.
Sipas kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, Salih Mustafa është përgjegjës për veprim ose mosveprim ndaj keqtrajtimit të tyre në kompleksin e BIA, ku ai ishte komandant.
“Në emër të popullit të Kosovës për arsyet e shtjelluara në aktgjykim, duke marrë parasysh të gjitha provat dhe dëshmitë e palëve, ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme si krim lufte”, tha Veldt-Foglia.
Por, kush ishte BIA?
Gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, BIA ishte një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Zonës Operative të Llapit, por që operonte në rajonin e Prishtinës, i cili është shpërbërë pas luftës.
Mirëpo, nga erdhi akronimi BIA?
Shkurtesa BIA vjen nga inicialet e tre veprimtarëve për çlirimin e vendit: Bahri Fazliut, Ilir Konushevcit dhe Agron Rrahmanit.
Mustafa ka qenë bashkëveprimtar dhe shok ideali i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit e shumë figurave tjera eminente. Rrahmani kishte rënë në altarin e lirisë më 12 maj 1998, pesë ditë pas rënies së shokëve të tij të idealit, Bahri Fazliut dhe Ilir Konushevcit.
[caption id="attachment_1927968" align="alignnone" width="720"]
Agron Rrahmani nga e majta, Bahri Fazliu në mes dhe Salih Mustafa në të djathtë[/caption]
[caption id="attachment_1928000" align="alignnone" width="716"]
Ilir Konushevci[/caption]
Selia ku operonte ky njësit ishte e vendosur në Zllashë, fshat ky ndërmjet Marevcit, Prapashticës, Grashticës, Slivovës dhe Mramorit, në Komunën e Prishtinës.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special, viktimat janë mbajtur në këtë kompleks për një muaj [nga 1 prilli e deri më 30 prill të vitit 1999].
[caption id="attachment_1927982" align="alignnone" width="733"]
Zllasha - zona ku janë mbajtur të ndaluar gjashtë personat[/caption]
“Në lidhje me krimin e torturës, gjykatësit theksuan se të ndaluarit u akuzuan se ishin spiunë, bashkëpunëtorë të serbëve, tradhtarë, hajdutë, ose gënjeshtarë dhe u mbajtën në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese, pa ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore të mjaftueshme; nuk u lejohej larja e pastrimi ose ndërrimi i teshave, dhe as përdorimi i objekteve sanitare. Z. Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-s qëllimisht u shkaktuan dhimbje e vuajtje të mëdha të ndaluarve, me synimin e marrjes së informatave ose deklaratave pranuese, duke i ndëshkuar, frikësuar, shtrënguar dhe/ose diskriminuar për arsye politike”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Kujtojmë se Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020 dhe pastaj ai u transferua në Hagë.
Në këtë dënim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
https://klankosova.tv/specialja-e-denon-me-26-vjet-burgim-salih-mustafen8/
klankosova.tv