Lajmet e fundit
Është koha që shqiptarët ta dëshmojnë këtë përcaktim në vepër, pa arsyetime e kushtëzime. Çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës nuk është problem i brendshëm, siç ishte konflikti i 2001, por një konflikt i jashtëm apo ndërkombëtar. Mobilizimi i madh diplomatik për zgjidhjen e këtij “konflikti gjeopolitik” duhet të shihet si një shansë për faktorizimin e shqiptarëve të Maqedonisë, me atë që do të përkrahin marrëveshjen duke dalë masovikisht në referendum. Nëse në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte diku 220 mijë vota shqiptare, synimi duhet të jetë që në referendum të ketë mbi 300 mijë.

