KOLUMNEA ishin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria "kurbane" të antagonizmit Macron-Merkel?
Nuk dihet nëse kryeministri Zaev do të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por gjithkush e ka të qartë se pason një periudhë e turbullt politike me pasoja mbi sigurinë e rajonit. Ky vendim negativ do pezullojë zbatimin praktik të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe të marrëveshjes me Bullgarinë. Një fiasko e këtillë e Brukselit pas vetos së Francës mund të reflektohet negativisht edhe në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo pasi mospërmbushja e marrëveshjes nga ana e BE-së në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka rrënuar besimin e Brukselit si ndërmjetës që mund të ndikojë me ofertat e saja për dy vendet që kanë kontest të hapur.
para 2453 dite3 min leximnga Sh Z