Lajmet e fundit















Shpesh ulem dhe mendoj për qëllimin e jetës sime në Kosovë. Pse erdha në Prishtinë nga Beogradi dhe fillova një jetë të re këtu në çdo aspekt. Mendoj për gjithçka që kam kaluar në Beograd, si anëtare e pakicës kombëtare, dhe ka pasur momente të bukura dhe të shëmtuara. Atëherë kuptoj se në fakt jam në avantazh, sepse i kuptoj dhe bashkëndjej me njerëzit në Kosovë, me shqiptarët, sepse jam me origjinë shqiptare, dhe me të gjithë të tjerët, sepse dikur isha në pozitë të tyre, shkruan përkthyesja dhe lektorja Nora Bezera.

