KOLUMNEUdhëkryqi Brexit
Bashkimi Europian është rrjedhojë e Luftës së Dytë Botërore. U desh humbja e 60 milionë jetëve që europianëve t’u bëhej e qartë se duhet të bashkoheshin, megjithë mosafrinë që mund të ndjenin me tjetrin. Sot ai paraqet një konstrukt të konsoliduar, në të gjitha dimensionet, sidomos në atë ekonomik. Ndaj kundërshtarët (lexo: mosduruesit) nuk mungojnë. Për një arsye të thjeshtë: e duan për vete atë fuqi – për t’i sunduar, jo vetëm të vrerosurit me Unionin, me dhe pa arsye, por të gjithë bashkë. Europianët kanë nisur të harrojnë makthin që i bëri grusht. Veç duhet ta kenë në mendje se, herës tjetër, 'çeku i përkujtimit' do të jetë më shumëshifror.
para 3669 dite3 min leximnga Sh Z