Banorët e lagjes Kolovicë në Prishtinë kanë shprehur një shqetësim të madh që po përjetojnë.
Për emisionin “Fol me Arin”, një banor tha se qentë endacakë i kanë ngrënë të gjitha pulat që i ka pasur, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, ai thotë se ky nuk është problemi më i madh, sipas tij, shqetësues është fakti që mund t’i sulmojnë edhe fëmijët.
https://www.youtube.com/watch?v=mX5YxdOhcO0&t=13s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.