Kolona kilometrike janë krijuar sonte te Rrethi i Spitalit në Prishtinë.
Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur pamje nga kolonat, të cilave nuk iu shihet fundi.
Kujtojmë se sot ka filluar ushtrimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, i planifikuar të realizohet nga ora 15:00 deri në 21:00.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka kërkuar me mirëkuptim nga qytetarët që ta shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë (respektivisht në atë pjesë të lagjes Arbëria) deri në orën 21:00.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.