Deputetja dhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi duket se nuk e preferon veturën për të shkuar në punë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se po e përdorë biçikletën elektrike për të udhëtuar, njofton Klankosova.tv
Matoshi tha se kjo mënyrë e të udhëtuarit është më e shëndetshme dhe po i kursen më shumë kohë.

“Në këtë kohë u bo vështirë me mbrri në punë me kohë. Kolonat ma nxijtën jetën edhe mushknitë e zeza po na bohën çdo ditë e ma shumë prej veturave. Ma paqt, ma lehtë edhe ma fllad me biçikletë elektrike”, shkroi deputetja.
Ajo ndër të tjera shtoi se në këtë mënyrë bëhet edhe mbrojtja e natyrën dhe shëndetit, transmeton Klankosova.tv.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.