Lajmet e fundit

Brendi i njohur britanik L.K Bennet dhe Women for Women International kanë sjellë edicionin e limituar të koleksionit të këpucëve #heartandsole.
Ato veç tjerash janë të qëndisura nga gratë e talentuara të Kosovës, të cilat e kanë ndjekur programin njëvjeçar të Women for Women International në Kosovë.
Veç tjerash në emisionin Ora e Pasdites, u bë e ditur se një ndër gratë që përkrahë këto organizime të bamirësisë, është dhe princesha Kate Middleton.
''Ka pothuajse 500 palë këpucë''.
''Kate Middleton është një ndër gratë që përkrah gratë e bamirësisë''.
''Një pjesë e këpucëve të tyre janë të prodhuara edhe nga Kosova, e do të jenë edhe pjesë këmbës së princeshës''.
Iliriana Gashi e cila është pjesë e këtij bashkëpunimi ka thënë se ndihet tejet krenare pasi gjithë fitimi nga ky koleksion iu dedikohet fuqizimit të grave të mbijetuara nga lufta, e po ashtu dhe dedikohen për cështje të bamirësisë, njofton Klan Kosova.