Lajmet e fundit
Koktejli më i shtrenjtë në botë filloi të shitet në Londër me një çmim prej 9.000 paundësh.

I quajtur Gigi, kokteji shitet në një lokal në zonën Mayfair, ku shtëpitë kanë një vlerë 40 milion paund. Pija u krijua për këngëtaren Grace Jones, pasi pronarët e lokalit dëshironin ta falënderonin për përformancën e saj speciale.
Koktejli është një përzierje e shampanjës ‘Cristal’ vintage dhe arit të lëngshëm ‘ Armagnac’.
Me qenë se pija është shumë e shtrenjtë (kushton sa një Mitsubishi i ri apo një orë Rolex Submariner ), preferohet pagesa para se të pihet, që të kursehet sikleti, në rast se karta e kreditit të porositësit nuk ka lekë.
Banakieri thotë: ‘’Nëse ju duhet të pyesni për çmimin, atëherë me siguri nuk e përballoni dot’’