Lajmet e fundit

Më shumë se 10,000 jetë njerëzish në vit mund të shpëtohen me një ndryshim të vogël në medikamentet për trajtimin e HIV.
HIV zakonisht diagnostifikohet vonë, kur tashmë ka dëmtuar sistemin imunitar duke lënë njerëzit tejet të ndjeshëm.
Për të luftuar këtë, studiuesit kanë përshkruar një “koktej” ilaçesh në fillim të terapisë për trajtimin e HIV, në mënyrë që te trajtojnë infeksionet që kanë më shumë gjasë të zhvillohen.
Rezultatet, të cilat janë publikuar në New England Journal of Medicine, kanë treguar rënie të vdekjeve për 27%.
Vetë HIV nuk vret, mirëpo e lë trupin të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale të rrezikshme siç janë tuberkulozi apo pneumonia.