Lajmet e fundit
Ylli i Atletico Madrid, Koke ka treguar se Barcelona ka qenë e interesuar për ta transferuar atë.

Koke ka thënë se ai shihej nga klubi katalonas si zëvendësues i legjendës, Xavi.
23 vjeçari është produkt I akademisë se Atleticos ndërsa ka debutuar në La Liga si 17 vjeçar kundër Barcelonës me 2009.
Koke është i përfolur shumë kësaj vere, për të interesim kanë shprehur një numër i madh i skuadrave evropiane, ndër to Real Madrid dhe Manchester United.
“Verën e kaluar Barcelona ka shprehur interesim për mua. Por që unë e kisha në koke vetëm Atleticon” ka thënë Koke.