Blerand Stavileci u rikthye në pozitën e kryetarit të klubit të "Sigal Prishtinës", pasi Burim Maraj dha dorëheqje nga kjo pozitë ditë më parë.
Stavileci ka qenë kryetar i skuadrës së Prishtinës në kohën e artë të saj. Gjatë viteve 2011-2019, "Bardh e Kaltrit" i fituan gjashtë tituj kampion në Superligë, pesë kupa të Kosovës dhe dy tituj kampion në Ballkan Ligë.
Stavileci për Minuta e Fundit në Klan Kosova ka deklaruar se ishte koha për t'u kthyer tek klubi kryeqytetas, veç kësaj ai tregoi edhe vizionin e tij që ka me ekipin, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=bczxsUV6YRs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.