Lajmet e fundit

Për të adresuar anomalit shoqërore pa tjetër duhet kërkuar mundësinë se si të adresohen anomalitë sistemore.
Zgjedhjet e fundit, por jo vetëm, janë tregues se sistemi zgjedhor në Kosovë është deformuar dhe po keqpërdoret. Ç’është e vërteta ky sistem i instaluar që nga koha e administrimit të UNMIK-ut (OSBE - Ambasador Dan Everts) duke e trajtuar Kosovën në modelin holandez apo izraelit si një njësi zgjedhore ka patur edhe konotacion politik.
Sistemi zgjedhor në Kosovë pas 25 vitesh ka degraduar dhe lejon manovrime të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.
Vota qytetare do të duhej të akomodohej në mënyrë sa më racionale ashtu që vullneti qytetar të përfaqësohet pa majorizime gjeografike.
Ajo që bie në sy është mos përfaqësim adekuat i votuesëve të qendrave me numër më të madh votuesish, krahasuar me qendrat më të vogla. Në shumë legjislatura, qendrat më të vogla elektorale (është fjala për komunat më të vogla) përfaqësohen me më shumë deputet se qendrat më të mëdha (komunat më të mëdha).
Për të siguruar përfaqësim korrekt të interesit qytetar, KQZ, subjektet politike dhe shoqëria civile do të duhej të dizajnojn sistem zgjedhor i cili do të ndryshoj në aspektin e konstituentëve elektoral: :
1. Për të rregulluar përfaqësimin e denj të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duhet të egzistojnë 38 njësi zgjedhore (konstituent zgjedhor) bazuar në numrin e komunave të rregulluara me Ligji Nr. 03/L-040 Për Vetëqeverisjen Lokale. Numri i deputetëve për secilën njësi zgjedhore përcaktohet nga numri i banorëve sipas cenzusit të fundit;
2. Diaspora në vend që të keqpërdoret dhe të jetë gladiator në arenën politike do të duhej të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Diaspora do të duhej të përfaqësohej me 3 deputet në Kuvend. Një deputet për Gjermani dhe Austri, një deputet për pjesën tjetër të Evropës dhe një deputet për SHBA dhe pjesën tjetër të diasporës.
3. Për subjektet politike që nuk mund të kalojnë pragun, do të duhej të instalohej me ligj mundësia e quajtur “back door representation” përfaqësim nga dera e pasme. Çka do të thot kjo? Partitë që nuk e kalojnë pragun, por që kan fituar në nivel komunal, dërgojnë përfaqësues/deputet në Kuvend. Në këtë mënyrë ofrohet mundësia e përfaqësimit sa më optimal të votuesëve. Kjo përvoj elektorale vie nga sistemi gjerman plr partitë që kanë fituar në lande, por që nuk e kalojnë pragun në zgjedhjet federale.
4. Lista gjysëm e hapur- Lista e hapur e kandidatëve i mundëson votusit të zgjedh dhe të përzgjedh në mënyrë prefernciale kandidatët. Subjektet politike në kuadër të tyre kanë poashtu të quajturit “intelektual partiak” e që janë ekspert të cilët nuk i njeh elektorati. Për të patur persona me ekspertizë në Kuvend, atëherë 50% e listës së kandidatëve do të duhej të jetë e mbyllur dhe 50% e hapur. Kjo formë e fletvotimit mundëson përfaqësim profesional dhe politik.
Si përfundim, sistemi zgjedhor në Kosovë duhet të reflektoj përfaqësim korrekt të vullnetit qytetar, jo mundje vullnetesh përmes dyndjeve me inxhineting zgjedhor apo invencione politike në dobi të kandidatëve përbrenda subjekteve politike, apo nga subjektet politike vis à vis interesit qytetarë dhe shtetëror.