Lajmet e fundit

Vetëm rima e bita dëgjoheshin në Marash të Prizrenit të enjten mbrëma.
Me këtë zhanër u hap edicioni i pestë i festivalit NGOMfest. Por në tri netët e ardhshme do të ketë edhe muzike të zhanreve të tjera me kusht që nuk janë komerciale, njofton Klan Kosova.
Ndryshe prej edicioneve të kaluara, këtë vit NGOM paraqitet vetëm në një skenë.
E gjëja e preferuar e vizitorëve dhe poashtu artistëve është se çdo natë në veçanti i dedikohet një zhanri.
Natën e dytë do ta hap këngëtarja shqiptare Alba Hyseni e do të vazhdohet me muzikë elektronike
Kronikë nga Engjëll Berisha.