Lajmet e fundit

Të gjithë bëjnë një faj kur ngritën në mes të natës dhe ‘sulmojnë’ frigoriferin.
Është më mirë që përsëri të shkoni në shtrat se sa ta shuani urinë deri në mëngjes, transmeton Klan Kosova.
Ngrënia natën vonë mund të shkaktojë shtim në peshë, rrisë insulinën dhe nivelin e kolesterolit, kjo krahasuar me ata që hanë ushqim në orët e para të mëngjesit.
Ngrënia vonë po ashtu mund të ketë efekte negative hormonale, në sëmundjet e zemrës dhe diabet, ashtu sikurse edhe në metabolizëm.
Kështu që sipas një hulumtimi, nuk është e preferueshme që të hahet ushqim gjatë natës.