Lajmet e fundit

Cila është mënyra më romantike për ti propozuar dashurisë së jetës suaj? Si thoni në një shkëmb të lartë në lindje të diellit?
Fotografi Jacob Peters, nga Arkansas u pagua për të fotografuar një çift të lumtur në orët e para të mëngjesit në Hawksbill Crag. Por përfundoi duke fotografuar njerëzit e gabuar.
David Le dhe Jeeny Pham kanë qenë lidhur së bashku për dy vjet e gjysëm. David kishte vendosur të surprizonte të dashurën e rij duke i propozuar për martesë ndërsa ishin duke ecur në natyrë.
Por nuk kishte asnjë ide se edhe një çift tjetër kishte planifikuar të bënte të njëjtën gjë po atë mëngjes dhe që kishin punësuar Jakobin për ti fotogafuar.
Jakobi i cili nuk kishte sinjal në telefon e mori të mirëqenë se David dhe Jenny ishin klientët e tij.
Çifti ishte shumë i befasur kur pa fotografin në sfondin e fotos që Jenny bëri për të kujtuar mometin.
''Kur shikuam fotot tona vura re Jakobin në distancë. Ai ishte me të vërtetë zemërmirë dhe nuk na mori asnjë qindarkë''-ka thënë David.