Lajmet e fundit

Trajneri i Southampton, Ronald Koeman, skuadra e të cilit e mposhti Chelsean në Stamford Bridge një javë më parë me rezultat 1:3, ka deklaruar se trajneri Jose Mohurinho duhet të mësojë nga strategjia e Wenger.
Koeman ka kritikuar taktikën mbrojtëse të portugezit duke thënë se edhe kur është në epërsi Mohurinho e mbron rezultatin, gjë të cilën nuk e praktikon Wenger.
“Mohurinho zgjedh të mbrohet edhe kur mund të sulmojë”.
“Kështu nuk vepron Arsenal. Mënyra se si ata fituan kundër Manchester United ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Koeman.
Ai ka vazhduar duke thënë se nga mënyra e stilit sulmues të Wengerit, duhet të mësoj trajneri Mohurinho nëse dëshiron që të ketë sukses, transmeton Klan Kosova.