Lajmet e fundit
Shenjtët u mposhtën me rezultat minimal në Danimarkë, që çoi në eliminim, por holandezi nuk ishte aspak i kënaqur me referimin.

Ronald Koeman thotë të jetë dëshpëruar me gjykimin derisa Southampton u eliminua nga Europa League me rezultat 2-1, të enjten.
Goli i Martin Rasmussen i dha epërsinë skuadrës daneze, që mjaftoi për t’i dhënë fund ëndrrës së ishullorëve për gara europiane.
Koeman nuk u nda aspak i kënaqur me gjykimin, sidomos pas anulimit të një goli nga takimi i parë.
“Ishim të pafat, megjithëse në të dy ndeshjet ishim skuadër më e mirë”.
“Ne shënuam një gol që na u anulua”.
“Punuam shumë por nganjëherë të duhet gjykimi i mirë”.
“Luajtëm mirë, krijuam raste, por ndonjëherë gjërat nuk funskionojnë”.