Lajmet e fundit

Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Holandës, pasi Louis Van Gaal ka konfirmuar se s’do ta vazhdojë kontratën.
Mandati i tretë i Van Gaalit nën drejtimin e "Tulipanëve" përfundoi me ndeshjen e mbrëmshme, ku u eliminua nga Argjentina në çerekfinale të Kupës së Botës.
Koeman do të fillojë drejtimin e Holandës, për herë të dytë nga sot, të cilën do ta drejtojë për Kampionatin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri i ri u punësua në prill për të marrë drejtimin pas Kupës së Botës.
Ai ka udhëhequr klubet si Vitesse, Ajax, Benfica, PSV Eindhoven, AZ Alkmaar dhe Feyenoord në Holandë, plus Evertonin dhe Southamptonin në Angli, Barcelonën dhe Valencian në Spanjë dhe Benfican në Portugali.
Trajnerët holandezë shpesh kthehen në punën e ekipit kombëtar. Gjatë gjysmëshekullit të kaluar, Rinus Michels ka shërbyer katër mandate, Dick Advocaat tre dhe Leo Beenhakker dhe Guus Hiddink nga dy. /Klankosova.tv