Lajmet e fundit
Megjithëse skuadra e Jose Mourinhos nuk është aspak në formë, shefi i Saints ka thënë se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është detyrë e vështirë.

Ronald Koeman nuk beson se lojërat e dobëta të Chelseas do t’ia lehtësojnë punën Southamptonit që të përfundojë në ndonjë nga katër pozitat e para.
Blutë kanë humbur pesë nga 10 ndeshjet e këtij edicioni, ndërsa edhe Liverpooli nuk ka treguar vazhdimësi.
Por Koeman pret që të dy skuadrat të kthehen në vijim të edicionit dhe ta sfidojnë skuadrën për një nga katër pozitat e para.
“Në këtë fazë të sezonit pozitat nuk janë me rëndësi. Të gjtihë janë shumë afër. Prandaj s’është koha për t’i shikuar këto gjëra”.
“Përvoja na tregon që është e vështirë për të përfunduar në katër pozitat e para. Chelsea nuk po tregon rezultate të mira, por ata kanë lojtarë të mirë. Nuk besoj që do të vazhdojnë kështu”.