Lajmet e fundit
Menaxheri i Southamptonit e ka bërë të qartë ambicien e tij për të menaxhuar në nivelin më të lartë dhe beson se bashkëkombasi i tij mund t’i jap shtysë në këtë drejtim.

Ronald Koeman do që trajneri – deri në verë – i Chelsea, Guus Hiddink, ta rekomandojë atë tek shefat në Stamford Bridge.
Hiddink është në të dytën aventurë të këtij lloji me Blutë.
Dhe menaxheri i Southamptonit do që në verë ai të jetë shefi i ri i Chelsea.
“Nëse Guus thotë fjalë të mira për mua do të kishte ndikim të madh”.
“Gjithmonë kam treguar nivel të lartë menaxhimi. E kam bërë kudo ku kam qenë”.
“Normalisht këtë gjë do ta kem përkujtues”.