Lajmet e fundit
Sulmuesi i Republikë së Irlandës pritet që t’i prijë sulmit të skuadrës në përballjen e fundjavës ndaj Manchester Cityt.

Ronaldon Koeman shpreson që Shane Long do të jetë në krye të detyrës, pasi Hraziano Pelle nuk do të mund të luajë në përballjen me Manchester Cityn të shtunën.
Saints udhëtojnë për në Etihad Stadium në mungesë të golashënuesit më të mirë, që është i suspenduar.
Long luajti lojën e parë, pas shtatë javësh, për Southamptonin në humbjen 1-0 nga Stoke City dhe Koeman ka besim në aftësitë e tij.
“Natyrisht do të na mungojë një lojtar që është titullar në secilën ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë i skuadrës”.
“Sezonin e shkuar luajtëm pa të në përballjen me Chelsean dhe korrëm sukses. Shpresoj ta bëjmë prapë këtë gjë”.
“Shane është lojtar i ndryshëm, por është i rrezikshëm në sulm”.
“Ai ka qenë i lënduar për një kohë, por tani është kthyer dhe do të jetë titullar”.