Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Sipas tij, është shqetësuese kur një vend si Kosova ka probleme me institucionet themelore të saj, e që sipas tij shëndeti i qytetarëve mbetet shumë larg vëmendjes që duhet t’i kushtohet, transmeton Klankosova.tv.
“Një vend i cili ka telashe me Kuvendin, Kushtetutën, për pacientë pak kush dëgjon. Kjo është shqetësuese sepse kemi të bëjmë me jetën dhe shëndetin e njerëzve”, thotë Kodra për emisionin "Fol me Arin".
“Gjendja e pacientëve vazhdon me qenë problematike, për shkak se sektori nuk ka pasur ndonjë lëvizje pozitive në rregullim. Si rezultat i një organizimi jo të mirë, dhe funksionimi jo të mirë, pacientët janë ata që e pësojnë, qoftë në mungesë të barnave, apo shërbimeve diagnostike, dhe shpesh këto detyrohen t’i marrin nga shërbimet private”, tha tutje ai.
Sipas Kodrës, rreth 67 për qind e pacientëve kanë vështirësi në marrjen e kujdesit shëndetësor.
https://www.youtube.com/watch?v=7VgStm1dCMo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.