Lajmet e fundit

Hyzer Alshiqi, banor i lagjes së Kodrave të Trimave, ka shprehur ankesa mbi problemet që mbizotërojnë në këtë zonë të Prishtinës.
Në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Blerina Doshlaku, Alshiqi tha se në Kodrën e Trimave mungon ndriçimi publik, si dhe mirëmbajtja e rrugës nuk bëhet, transmeton Klankosova.tv.
“Këtu kemi dy probleme: ndriçim nuk ka dhe mirëmbajtja e kësaj rrugë nuk bëhet gjatë dimrit”, tha Alshiqi për emisionin “Fol me Arin”.
Pos tjerash, ai tha që për plot 25 vjet zona ku ai banon nuk ka pasur ndriçim, duke shprehur shqetësimin për fëmijët që lëvizin natën.
Alshiqi ngriti edhe një shqetësim, atë me qenë endacakë.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: