Lajmet e fundit

“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se përmbajtjet që publikojnë në rrjetet sociale, përfshirë komentet apo postimet e vjetra, mund të shqyrtohen nga autoritetet gjatë hyrjes apo qëndrimit në Serbi. Nëse këto përmbajtje vlerësohen si fyese, kërcënuese apo si nxitje e urrejtjes, atëherë, varësisht nga legjislacioni që zbatohet atje dhe rrethanat konkrete, ekziston mundësia që personat të ndalohen, të intervistohen dhe madje të procedohen penalisht ose për kundërvajtje,” ka deklaruar Koci transmeton Klankosova.tv.Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që para udhëtimit të jenë të kujdesshëm dhe të rishikojnë aktivitetin e tyre publik në internet, duke theksuar se përmbajtjet digjitale mund të kenë ndikim real në kufi dhe gjatë qëndrimit në një shtet tjetër.