Ka përfunduar tubimi i Koalicionit për Familje në Viti, ku u paraqitën shtatë shtyllat e programit të tyre qeverisës.
I pari ishte premtimi për familje, nga ku u tha se do ta rrisin numrin e fëmijëve dhe kjo do të mundësohet përmes pagesave që do t’iu bëhet prindërve, për fëmijën e parë 500 euro, për të dytin 750 euro dhe për të tretin 1 mijë euro.
Të gjitha këto pagesa, u tha se do të bëhen për dy vite me radhë dhe do të mundësojnë një prindërim më të mirë dhe më të lehtë.
Po ashtu, premtime pati edhe për arsimin, ku u tha se do të pastrohen tekstet mësimore dhe do të fillohet që të mësohet edhe edukimi fetar.
Për shëndetësi, Koalicioni për Familje tha se do ta bëjnë aq të mirë dhe të suksesshme saqë të gjithë bashkatdhetarët do të vijnë në Kosovë për të marrë shërbime shëndetësore.
Veç këtyre, Koalicioni për Familje tha se martesat e të njëjtës gjini, ndërrimi i gjinisë dhe fertilizimi i asistuar, të gjitha këto janë një pako që s’i shkojnë për shtati një familje tradicionale shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=mPGopmZR5RU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.