Lajmet e fundit

Milan ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Wolfsburg, Ricardo Rodriguez, i cili do të arrijë në San Siro në të ardhmen e afërt.
Agjenti i zviceranit konfirmoi javën e kaluar që klienti i tij ishte në bisedime me gjigantin italian, dhe tani klubi i ka vënë zjarr spekulimeve me një mesazh të koduar.
Me mbishkrimin “Së shpejti” ata postuan një video në Twitter që shfaq inicialet e Rodriguezit në ngjyrat e Wolfsburg para se prapaskena të shndërrohej në ngjyrat kuq e zi të Milanit.