Lajmet e fundit

Manchester United mund të mos ketë bërë ende ndonjë lëvizje që ta punësojë Jose Mourinhon, mirëpo është një klub në Brazil që tashmë e ka bërë publike ofertën.
Ibis Sport Club, një ekip brazilian që ndodhet në Recife, ka publikuar një letër që ia ka dërguar ish trajnerit të Chelsea’s, ku shihet komplet propozimi i tyre, që përfshinë shpenzimet për ushqim, pagën e tij mujore dhe bonuset për çdo ndeshje që Mou e humbë.
Nëse deri më tash nuk e keni kuptuar, oferta e Ibisit është një shaka e cila u bë me 28 dhjetor, dita braziliane e ngjashme me ditën botërore të gënjeshtrës që është 1 prilli.
Ibis përndryshe, njihet si ekipi më i keq në botë, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.