Lajmet e fundit

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Milan ka pranuar shumë oferta nga klubet amerikane dhe Everton për sulmuesin Olivier Giroud.
Megjithatë, sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi italian e ka vlerësuar të pashitshëm francezin, i cili është pjesë e kampionit aktual nga korriku i vitit 2021.
Ndërsa kontrata aktuale i skadon më 30 qershor të këtij viti dhe për këtë arsye agjentët e tij janë në negociata me Milan për ta vazhduar bashkëpunimin.