Lajmet e fundit

Southampton tashmë ka marrë vendimin që ta shkarkojë trajnerin Mauricio Pellegrino pas këtij stinori, raporton Mirror.
Klubi nga Premier Liga ka vendosur që ta bëjë këtë pavarësisht se a arrin Pellegrino që ta shmangë rënien nga liga elitare angleze.
Zëvendësim i tij po mendohet të jetë Slavisa Jokanovic i Fulhamit dhe Graham Potter i Ostersund.
Kjo skuadër po heziton që ta largojë atë në mes të stinorit pasi që frikësohen se mos nënshkruajnë me ndonjë trajner nga paniku, por kohës së tij te Southampton do t’i vjen fundit atë ditë kur të përfundojë stinori aktual.