Lajmet e fundit

Sulmuesi Miroslav Klose do të zhvillojë ndeshjen e fundit me Lazion.
Kjo do të ndodhë këtë të diel në Stadio Olimpico, kur gjermani edhe zyrtarisht do të largohet duke u përshëndetur me tifozët.
Klose ka shënuar gjashtë gola në këtë sezonë, ku nuk ka pasur mundësi paraqitjeje. Ai këtë e ka bërë në vetëm 13 ndeshje.
Ai kaloi në Lazio në vitin 2011 kur u largua nga Bayern Munich. Largimin nga klubi italian Klose e ka konfirmuar këtë të martë, pasi edhe kontrata e tij skadon tash, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.