Lajmet e fundit

Sipas raportimeve nga Anglia, Goal shkruan që Jurgen Kloppi e ka pasur një “telefonatë private” me mesfushorin e Napolit, Eljif Elmas.
Të Kuqtë duan që ta reformojnë mesfushën dhe po e shohin maqedonasin si opsion të dobishëm.
Klubi anglez po ashtu po i përcjell situatat e Enzo Fernandezit të Benfikës dhe Jude Bellinghamit të Borussia Dortmundit.
Elmasi po kalon kohë të mirë me napolitanët në krye të Serie A-së, ndonëse nuk po është gjithmonë titullar.