Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgne Klopp, ka tingëlluar pësimit kur është pyetur për mundësinë e transferimit të yllit anglez, Jude Bellingham.
Bellinghami po shkëlqen me Borussia Dortmundin dhe ka ngjallur interesimin e top klubeve evropiane, mirëpo çmimi i tij i lartë mund të jenë problematik për disa prej tyre.
“Ju duhet të punoni me atë që keni. Ne nuk jemi fëmijë. Ju nuk do t’i thoshit një pesëvjeçari për Krishtlindje që doni një Ferrari, ju nuk thoni ‘kjo është një ide e mirë’ sepse është shumë e shtrenjtë dhe ju nuk mund ta vozisni”, ka thënë Kloppi.
“Çfarëdo që kemi nevojë dhe duam ne provojmë absolutisht që ta sigurojmë, mirëpo ka momente kur ju duhet ta pranoni që nuk është e mundur dhe duhet të largoheni dhe të bëni gjëra të tjera”.