Lajmet e fundit

Portieri Alisson Becker, bëri gabimin e tij të parë në fanellën e Liverpool-it, megjithatë menaxheri ishte i kënaqur me performancën e tij.
Gjatë ndeshjes me Leicester City, Alisson ka pranuar golin e tij të parë të sezonit të Premier Ligës gjatë fitores tyre 2-1 kundër ekipit Leicester City. Por trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është shprehur “me të vërtetë i lumtur” me performancën e tij.
Alisson 25 vjeçar, iu bashkua klubit në korrik pas një marrëveshje të raportuar prej 66.8 milion dollarësh, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Klopp ka hedhur poshtë çdo sugjerim se portieri ishte arrogant, duke shtuar se ai ishte në rregull me gabimin që kishte ndodhur.
''Ai është 0.0 për qind arrogant dhe ai është i bindur se mund ta bëjë këtë'', ka thënë trajneri Klopp për gazetarët.