Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, e ka fajësuar veten për humbjen 3:0 ndaj Barcelonës mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
"Është shumë e vështirë që të luash kundër Barcelonës, por nëse e shikon rezultatin, zotëri [Ernesto] Valverde ka bërë gjithcka mirë dhe unë kam bërë gjithcka gabim", ka thënë Klopp pas ndehsjes.
Sidoqoftë, ai nuk është dorëzuar ende pasi që shpreson në një rikthim në ndeshjen kthyese në "Anfield Road.
"Mendoj që është loja jonë më e mirë si mysafirë në Ligën e Kampionëve, jo vetëm këtë vit por edhe në atë të kaluarin".
"Kundër një skuadre si kjo, të luash një kësi futbolli, qeshë tërësisht i lumtur", shtoi mes tjerash ai.