Lajmet e fundit

Në konferencë për media para ndeshjes derbi të së shtunës në Premier League në mes të Chelsea – Liverpool, trajneri i The Reds ka thënë se ka respekt për kundërshtarin.
“Ndeshje në të cilën luan i 9-ti me të 15-tin. Kemi shansin për tu përmirësuar, duhet të shohim si ata do të luajnë, më pas t’i mbyllim të gjitha hapësirat”.
“Nuk bazohem shumë në formën aktuale që Chelsea ka, ne duhet të respektojmë kualitetin që ata kanë”, ka thënë Klopp.
Përballjen me Chelsean ai nuk e ka cilësuar të lehtë, ashtu sikur nuk i ka cilësuar edhe ndeshjet e mëparshme, transmeton Klan Kosova.