Lajmet e fundit
Tekniku gjerman ka thënë se e respekton punën e gazetarëve, por se ndonjëherë edhe ata nuk e bëjnë punën siç duhet, ose nuk janë të përgatitur sa duhet

Janë vetëm disa shefa të skuadrave të Premierligës të cilët janë të afërt me gazetarët e shtypit apo televizionit, por pak prej tyre ofrojnë aq shumë njohuri.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, njëherë pati thënë: “Nëse futbolli nuk do të kishte funksionuar, ka shumë gjasa se unë do të kisha përfunduar si një gazetar sportiv”.
Kur është pyetur se si e vlerëson punën e gazetarëve, Klopp ka provuar të përgjigjet sinqerisht duke i zgjedhur fjalët me kujdes.
“Në njërën anë, klubet e futbollit marrin para nga mediet sepse të gjithë janë të interesuar në atë që bëjmë. Por në anën tjetër, jo gjithçka është ashtu si duhej të ishte” u përgjigj Klopp.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se e absolutisht e respekton punën e gazetarëve sepse njerëzit duan të informohen. Mirëpo, ndonjëherë gazetarët mund të përgatiten më mirë para se t’i shtrojnë pyetjet.
“Ata pyesin se si ndiheni kur keni humbur 5-0! Çfarë mendojnë se do t’u them ?!”