Lajmet e fundit
Shefi i ri i Liverpoolit insiston se ka besim të plotë në sulmuesin anglez, megjithë historinë e tij të lëndimeve.

Jurgen Klopp i ka dalë krah Daniel Sturridges pasi sulmuesi mungoi në përballjen e Reds me Tottenhamin në White Hart Lanet ë shtunën.
Sturridge nuk ka luajtur një pjesë të kampanjës shkaku i lëndimeve, por Klopp është i bindur se nuk ka arsye për shqetësim.
“Besoj në të 100 përqind. Nëse ai është në gjendje të mirë, luan”.
“Por nëse nuk ndihet mirë nuk kemi pse të rrezikojmë”.
“E kam njohur për një javë, gjashtë ditë nga e cila ishte i shkëlqyer në stërvitje”.
“Ishte brilant”.