Lajmet e fundit
Reds raportohet të jënë shumë të interesuar për ta transferuar 24 vjeçarin, por marrëveshja ende nuk është arritur.

Jurgen Klopp ka mohuar raportet se Liverpooli ka nënshkruar parakontratë me Joel Matip.
Mbrojtësi, që e ka shtyrë vazhdimin e kontratës me skuadrën gjermane, është shumë i lidhur me një kalim në Anfield Road.
Por Klopp ka thënë se ende nuk ka marrëveshje mes palëve për transferimin e tij.
“Nuk ka asgjë për t’u thënë, që të jem i sinqertë. Nuk e di kush ka folur dhe thënë që gjithçka është kryer”.
“Kur diçka përfundon, ju do të jeni të parët që mësoni për këtë gjë”, u ka thënë medieve më tutje Klopp.