Lajmet e fundit
Shefi i Reds pret një paraqitje më të mirë në Liberty Stadium këtë fundjavë, por jo që skuadra e Francesco Guidolin të jetë kafshatë e lehtë.

Jurgn Klopp ka thënë se kësaj radhe Liverpool nuk do të mund të arsyetohet nëse mposhtet nga Swansea City.
Skuadra e Francesco Guidolin i mposhti Reds me rezultat 3-1 në Liberty Stadium, në maj, ndërsa skuadrat do të përballen përsëri të shtunën.
Klopp insiston se në rrethanat e tanishme Liverpool nuk mund të arsyetohet nëse mposhtet prapë.
"Nuk duhet ta krahasojmë me ndeshjen e vitit të shkuar. Humbëm vjet pas ndeshjes ndaj Villarreal".
"Ishte javë e vështirë dhe duhet të bënim shumë ndryshime në formacion. Ishte presion shumë i madh mbi ne".