Lajmet e fundit
Shefi i ri i pankinës në Anfield Ronad ka thënë se atij nuk i duhen dy superyjet botërore, ndërsa ka premtuar ndryshime në skuadër.

Jurgen Klopp është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion dhe nuk është duke kërkuar të nënshkruajë me Ronaldon apo Messin.
Gjermani e zëvendësoi Brendan Rodgersin në krye të Liveproolit, pas një fillim-sezoni dëshpërues, me vetëm tre fitore në Premier Ligë.
Ish menaxheri i Borussia Dortmundit ka insistuar se është i lumtur me lojtarët që ka.
“Tani fillojmë punën. Unë nuk jam njeri magjik, ndaj nuk duan Cristianon apo Messin në skuadër”.
“I dua këta që i kam, erdha këtu shkaku i tyre. Tani duhet të nisim punën”.
“Nuk dua që të shpenzoj para që klubi nuk i ka, por as nuk do ta mbaj askënd kundër dëshirës së tij”.