Lajmet e fundit
Marseille është përballur me probleme në tentimin për të zëvendësuar ish trajnerin Marcelo Bielsa.

Agjenti i Jurgen Klopp thotë se klienti i tij nuk do të marrë drejtimin e Marseille, megjithë interesimin e skuadrës franceze për këtë gjë.
Fillimi i sezonit të ri ishte shumë i keq për Marseille, pasi trajneri Marcelo Bielsa dha dorëheqje pas humbjes nga Caen.
Gjermani Klopp pati shtatë vite të suksesshme në Signal Iduna Park para se të largohej sezonin e shkuar, ndërsa një anketë e L’Equipe e sheh atë si zëvendësues perfekt të Bielsas.
“Marseille ka shprehur interesim, por Jurgen nuk e ka ndërmend të kthehet”, tha agjenti i Klopp.
Klopp fitoi dy Bundesliga dhe një DFB-Pokal sa ishte tek Dortmund, duke e drejtuar klubin në finale të Champions League në vitin 2013.